Pages

Monday, October 21, 2019

SUBVENCIONIMET Hapet thirrja e dyte IPARD II

 Ky program bashkëfinancohet  
   nga Bashkimi Evropian

NJOFTIM PARAPRAK             
THIRRJA E DYTË PËR APLIKIME Nr.02/2019 
Nga Programi IPARD II 


Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural dhe Autoriteti Menaxhues në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njoftojnë për çeljen e thirrjes së dytë për dorëzimin e aplikimeve në kuadër të Programit IPARD II, nga Instrumenti i Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA) për Zhvillimin Rural (IPARD) me qëllim zhvillimin e Sektorit Agro-Ushqimor. 

Thirrja është e hapur për të gjithë personat (persona fizikë dhe juridikë), puna dhe veprimtaria e të cilëve zhvillohet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, në fushat e prodhimit bujqësor, ose të agro-përpunimit dhe rural me fokus në masat e mëposhtme: 

Masa 1: "Investimet në asetet fizike të fermave bujqësore" me fokus të veçantë në sektorët e mëposhtëm: 
    Qumësht 
    Mish 
    Fruta 
    Perime 
    Vresht 

Masa 3: “Investimet në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore” me fokus të veçantë në sektorët e mëposhtëm: 
    Qumështi dhe përpunimi i qumështit 
    Përpunimi i mishit 
    Përpunimi i frutave dhe perimeve 
    Vera 

Masa 7: “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit” me fokus të veçantë në sektorët e mëposhtëm: 
    Sigurimi dhe Prodhimi i bimëve medicinale dhe aromatike, kërpudhave, mjaltit, bimëve dekorative, kërmijve; 
    Përpunimi dhe tregëtimi në nivel ferme i produkteve bujqësore (qumështi, mishi, frutat perimet dhe verës); 
    Përpunimi dhe tregtimi i bimëve medicinale dhe aromatike të egra apo të kultivuara, kërpudhave, vaji i ullirit, mjalti, peshku dhe produktet e peshkut, prodhimi dhe tregtimi i vajrave esenciale; 
    Akuakultura (në ujëra të ëmbla dhe të kripur): 
    Turizmi rural dhe i Natyrës; 
    Shërbime për popullsinë dhe bizneset rurale; •     Punimet e artizanatit dhe industria e manifaktures; 
    Prodhimi i energjisë së rinovueshme.  


Buxheti i përgjithshëm në dispozicion të kësaj thirrje është 57.68 milion EURO nga të cilat 75% ose 43.26 Milion EURO kontribut i BE dhe 25% ose 14.42 Milion EURO kontribut i buxhetit të shtetit. 

Masa 1: me buxhet total 24.05 milion EURO, me një minimum prej 10,000 EURO dhe maksimum 500,000 EURO. Përqindja e mbështetjes është 60% të totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit, 65% nëse investimi bëhet nga një fermer i ri (nën 40 vjeç), 70% për investimet në zonat malore. 
Masa 3: me buxhet total 22.75 milion EURO, me një minimum 25,000 EURO dhe maksimum 2,000,000 EURO. Përqindja e mbështetjes me fonde publike është 50% e totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit. 
Masa 7: me buxhet total 10.87  milion EURO, me një minimum 10,000 EURO, maksimumi 400,000 EURO. Përqindja e mbështetjes me fonde publike është 65% e totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit. 

Të gjitha palët e interesuara janë të lutura të marrin informacionin e duhur lidhur me llojet e investimeve të pranueshme, aplikantët e pranueshëm, kriteret e përzgjedhjes dhe rregullat e dorëzimit të aplikimeve në Udhëzuesin për Aplikantët, i cili mund të kërkohet si kopje e printuar në zyrat e Autoritetit Menaxhues pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), gjatë orëve të punës 08:00-16:30. 

Gjithashtu, Udhëzuesi për Aplikantët mund të shkarkohet nga faqja e internetit: www.azhbr.gov.al; www.ipard.gov.al dhe http://www.bujqesia.gov.al 

Thirrja e dytë për aplikime do të hapet më datë 30 Tetor 2019. Afati i fundit i pranimit të aplikimeve është 16 Dhjetor 2019, sipas orarit zyrtar 08:00 – 16:30. 

Çdo aplikim i mbërritur në AZHBR pas datës 16 Dhjetor 2019 do të refuzohet.  

Kontakte: 
Tel: 0800 83 83 
Email: info@azhbr.gov.al

2019
🇦🇱 Bletaria_Shqiptare 🇦🇱

No comments:

Post a Comment

🇦🇱 Bletaria_Shqiptare 🇦🇱 Copyright © 2020